Fermerët në protesta me traktorë në Gjermani, ndalojnë zv. kancelarin të zbresë nga trageti në ishullin verior

by admin
Spread the love

Fermerët kanë nisur protesta me bllokime rrugësh kundër politikave bujqësore të qeverisë për reduktimin e subvencioneve dhe të prodhimit.

Protestuesit në Schluettsiel në brigjet e detit të Veriut pritën mbrëmë mbërritjen e zv. kancelarit Robert Habeck duke ndaluar ankorimin e tragetit dhe rrjedhimisht duke shkaktuar largimin e tij.

Disa nga demonstruesit tentuan të ngjiteshin në anijen e zyrtarit por policia ndërhyri duke përdorur spraj djegës.

Habeck, i partisë mjedisore Të Gjelbër është gjithashtu ministër i ekonomisë e i klimës, promotor i kufizimeve të bujqësisë dhe reduktimit të subvencioneve për fermerët.

Qeveria e OIaf Scholz ka zemëruar fermerët duke njoftuar në dhjetor reduktimin e subvencioneve sipas tij për të mbushur buxhetin.

Sot parashikoheshin protesta me bllokime rrugësh në rajone të ndryshme të Gjermanisë sipas thirrjes së Shoqatës së Fermerëve që kërkojnë anulim të masave të kursimit nga qeveria.


Top Channel

You may also like