Ferizaj: Po kërkohej nga policia për posedim të substancave narkotike, arrestohet 23 vjeçari

by admin
Spread the love

Është arrestuar një person në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, i cili u ndalua nga policia për tejkalim të shpejtësisë.

Policia njofton se pas kontrollit të dokumenteve, ndaj të njëjtit është iniciuar procedurë gjyqësore për tejkalim të shpejtësisë dhe drejtim i automjetit pa patent shoferi.

Mirëpo, policia bën të ditur se pas verifikimit të tij rezulton se personi i moshës 23 vjeçare ishte në kërkim policor.

“Sot, në ora 18:00, derisa policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ishin në pikë kontrolli në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë,  në fshatin Prelez i Muhaxherëve kanë ndaluar një automjet, shoferi i së cilës kishte bërë kundërvajtje tejkalim të shpejtësisë dhe pas kontrollimit të dokumenteve ndaj të njëjtit inicohet procedurë gjyqësore për tejkalim të shpejtësisë dhe drejtim i automjetit pa patent shoferi, mirëpo pas verifikimit të tij rezulton se F.A (M/K) i moshës 23 vjeçar ishte në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se 23 vjeçari po kërkohej për posedim të substancave narkotike, përcjell Klankosova.tv.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”  me dënim burgimi prej tetë (8) muajve dhe i njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Gjatë kompletimit të dokumentacionit dhe përgatitjeve për ta dërguar në vuajtje të dënimit, F.A ka sulmuar dy zyrtarë policor dhe ka dëmtuar derën e një zyre të stacionit të policisë”.

“Ndaj tij me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar edhe një rast penal ” Sulm ndaj personit zyrtar dhe dëmtim i pronës publike” dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit për procedura tjera”, thuhet tutje në njoftim.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like