Federata e Notit e Kosovës, e ka obligim të publikojë letrën e Bashkim Haxhimusës

by admin
Spread the love

Edhe zogjtë e malit e dijnë që Federata e Notit e Kosovës është suspenduar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit e Kosovës. 

Edhe Astrit Haliti, kryetar i Federatës së Notit të Kosovës, e di këtë punë, edhe Bordi i tij e di këtë punë! 

Astrit Haliti nuk e ka ndërmend të dorëzohet por e ka në kokën e tij se do ta fitojë këtë betejë. 

Një gjë nuk po e di opinioni se çfarë ka shkruar në letër Bashkim Haxhimusa, delegat i Kuvendit të FNK-së, përgjegjës për sport në Komunën e Ferizajt dhe trajner i KN Kastriotit të Ferizajt.

Federata e Notit e Kosovës, para pak ditësh doli publikisht me një letër se Bashkim Haxhimusa kërkon Kuvend të jashtëzakonshëm por letrën e tij nuk e publikojë. Federata e Notit e Kosovës, është mirë të publikojë letrën e Haxhimusës.

Nga ana tjetër, është mirë Haxhimsua ta thotë publikisht, se e synon apo jo postin e kryetarit të federatës! 
Është mirë ta thotë drejtpërdrejtë dhe hapur se nuk është marre. 

Është mirë të thotë hapur se e do apo jo pozitë e kryetarit të FNK-së! Nëse e do, a do të qëndrojë edhe përgjegjës për sport në komunën e  Ferizajt.

“Të nderuar anëtarë të Federatës të Notit të Kosovës, jemi njoftuar nga disa klube se kanë pranuar e-mail nga një person me emrin Bashkim Haxhimusa që u thirrka në emër të klubeve të Kosovës për një Kuvend të jashtëzakonshëm”, kështu ka shkruar Federata e Notit e Kosovës.

You may also like