FC Shkupi shkatërron Rabotniçkin, Gostivari Mundi Struga TL, barazojnë Shkëndija dhe Voska Sport – Shqip

by admin
Spread the love

Tre fitore të skuadrave vendase dhe tre barazime me gjithsejtë 11 gola të shënuar është epilogu i javës së 12-të në Ligën e pare të futbollit vendor. Pas ndeshjeve të sotme FC Shkupi  ngjitet në krye të tabelës me 25 pikë po aq sa ka edhe Shkëndija në pozitën e dytë.

 Në Stadiumin e Çairit, FC Shkupi shënoi fitore të sigurt kundër fqinjëve të tyre ekipit të Rabotniçkit me rezultatin 3-0. Autor të golave ishin Kuevan 2 gola dhe Isak një gol. Me tre pikët e sotme skuadra nga Çairi fal gol-averazhit më të mirë ngjitet në pozitën e parë në renditjen tabelore.

 Skuadra e  Shkëndijë edhe njëherë zhgënjeu  tifozët e vet, pas  barazimit me  Brerën  javë kaluar,  kuqezinjtë  edhe në ndeshjen e sotme  në stadiumin e qytetit në Tetovë barazuan kësaj radhe me  Voska Sport 1-1. Gjatë 90 minutave lojë dy  ekipet krijuan raste të shumta për të  shënuar , por  që  u shfrytëzuan  vetë dy nga ato. Së pari mysafirët nga Ohri kaluan në epërsi në minutën e 47’ me autor Medin Bajrami, ndërsa barazoi në minutën e 74  Adenis Shala me një gol fenomenal. Pas këtyre rezultateve të fundit një grup i tifozëve të pakënaqur reagonin kundër trajnerit por edhe kundër lojtarëve.

Ekipi i Gostivarit  sot iu hakmor ekipi kampion Struga Trim Lum për disfatën në ndeshjen e pare të kampionatit të ri 2023/2024 në Strugë. Skuadra  nikoqire  sot  shënoi fitore 2-1, fal golave  të Kehinde (36’) dhe Potuk (44’), ndërsa golin e nderit  për struganët e shënoi Kompaore (59’).

Fitore të rëndësishme sot ka shënuar Vardari  në përballjen me AP Brera  1-0 me  golin që e realizoi Omeragiq (7’), ndërsa Makedonija Gj.P  dhe Tikveshi I ndajtën pikët duke  luajtur me barazim 1-1. Goalshënues ishin Popzlatanov (33’) pë rvendasit  dhe Ivanovski (90’) pë mysafirët. Dje në Kratovë, Sileksi dhe Bregallnica luajtën me barazim pa gola 0-0.

Rezultatet e javës së 12-të

Gostivari – Struga Trim Lum 2-1

Makedonija Gj.P – Tikveshi 1-1

Shkëndija – Voska Sport 1-1

Shkupi – Rabotniçki 3-0

Vardar – AP Brera 1-0

Sileksi – Bregallnica  0-0

Tabela: 1. FC Shkupi 25 pikë, 2. Shkëndija 25, 3.Struga Trim Lum 21 (-1ndeshje), 4.Sileksi 20, 5. Brera 15, 6.Tikveshi 15, 7. Bregallnica 14, 8.Gostivari 14, 9.Rabotniçki 13, 10.Makedonija Gj.P 12, 11.Voska Sport 12, 12. Vardari 11 pikë (-1 ndeshje)

You may also like