FC Shkupi kryeson tabelën me 18 pikë, derbi i pollogut përfundoi me barazim – Shqip

by admin
Spread the love

Katër fitore të skuadrave  vendase dhe dy barazime  me 14  gola  të shënuar  dhe një kartonë të kuq është epilogu u  ndeshjeve të javës së 9-të në Ligën e parë të futbollit vendor.

 Derbi në Çair  mes  Shkupi  dhe  kampionit në fuqi Struga Trim Lum përfundoi me fitoren e skuadrës nga Çairi  me rezultatin 2-0 me  golat që i shënuan Kuevan dhe Arbi Vosha. Derbi i pollogut mes Gostivarit dhe Shkëndijës përfundoi me barazim  2-2. Autor të golave pë vendasit ishin Atiemven  dhe Potuk, ndërsa për kuqezit  Totre nga penaltia dhe Cake. Sileksi në Kratovë me rezultati 4-2  mundi Voska Sportin, ndërsa Rabotniçki me golin e Atdhe Mazarit mundi 1-0 Tikveshin. Ndeshja në Shtip mes Bregallnicës dhe vardarit përfundoi  pa gola 0-0. Dje  Makedonija Gj.P mundi AP Brera 1-0. Pas ndeshjeve të javës së 9-të Tabelën tani e kryeson Shkupi me  18 pikë para Shkëndijës që ka 17 pikë dhe një ndeshje më pak.

 

 

Rezultatet:

Gostivari – Shkëndija 2-2

Shkupi – Struga Trim Lum 2-0

Sileksi – Voska Sport  4-2

Rabotniçki – Tikveshi 1-0

Bregallnica – Vardari 0-0

Makedonija Brera 1-0

Tabela: Shkupi 18 pikë, Shkëndija  17 (-1ndeshje), Sileksi 16, Struga TL (15. -2 ndeshje),  AP Brera 14, Tikveshi 13, Rabotniçki 13, Makedonija gj.P 11,  Bregallnica 10, Voska Sport 7, Gistivari 7, Vardari 5 pikë.

Të mërkurën në Tetovë zhvillohet ndeshja e mbetur nga  java e dytë e sezonit vjeshtor mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum.

You may also like