Favoritët zbresin në fushë, Serie A premton spektakël në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Në ekranin e Oversport do të vijnë sot 5 takime të javës së dhjetë të kampionatit italian të futbollit.

E diela e Serie A do të startojë në orën 12:30 me sfidën Inter-Salernitana. Zikaltërit kërkojnë që të shfrytëzojnë momentin e mirë që po kalojnë për të marrë një tjetër fitore në kampionat. Inzaghi pritet ti besojë një fanellë titullari Asllanit në këtë takim.

Formacionet e mundshme Inter-Salernitana

Në orën 15:00 do luhen sfidat Lazio-Udinese dhe Spezia-Cremonese, ndërsa në orën 18:00 në fushë do të zbresë Napoli. Skuadra e Spallettit do të presë në “Maradona” Bolognan.

Formacionet e mundshme Napoli-Bologna

Maratona e Serie A në Oversport dhe Tibo do të mbyllet në mbrëmje në orën 20:45 me sfidën Verona-Milan. Kuqezinjtë e Piolit kërkojnë të reagojnë pas disfatës në Champions, duke synuar një tjetër fitore në kampionat. /Oversport.tv

Formacionet e mundshme Verona-Milan

You may also like