Europa dhe mbijetesa ekuacionet e vetme, çfarë prodhoi Superiorja

by admin
Spread the love

Tirana kampione, Laçi nënkampion, Skënderbeu në Kategorinë e Parë. Duelet e javës së 33-të të Kategorisë Superiore sollën këto përfundime.

Bardheblutë fituan derbin me Partizanin dhe matematikisht siguruan titullin kampion. Po në derbi triumfoi edhe Laçi, që kaloi me sukses Kastriotin dhe në fund vendi i dytë është i tyre.

Barazimi në fund me penallti ka hedhur Skënderbeun në Kategorinë e Parë, ndërkohë që tashmë Teuta dhe Kastrioti duhet të mendojnë për sezonin e ardhshëm.

Ndoshta mund të tentojnë edhe vendin e katërt në tre javët e mbetura. Durrsakët madje edhe e kanë shprehur. Dinamon e mban në lojë një mrekulli për të mbijetuar, pasi Egantias i duhet vetëm një pikë ose një ndalesë e bluve në duelet e mbetura.

Sa i takon zonës Euro, Vllaznia është ngjitur në vendin e tretë pasi mundi Kukësin rival direkt dhe tani ka 3 pikë më shumë se verilindorët. Partizani i ndjek në vendin e katërt dhe shkon në Europë nëse ruhet ky klasifikim deri në fund. / oversport.tv

You may also like