Është perfekt në atë lojë, s’ka kundërshtar

by admin
Spread the love

Aktorja e njohur, Olta Gixhari vendosi të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP gjatë spektaklit të së shtunës me vendim të lirë. Olta deklaroi pas daljes se do donte që tashmë BBVIP ta fitonte një vajzë, duke dhënë edhe një emër, atë të Dea Michele. E megjithatë, duket se partneri i saj, Dori mendon ndryshe.

Gjatë një telefonate live në emisionin “E Diell”, pyetur nga Edi Manushi se kë ka të preferuar, Dori tha se Luiz është banori që do e fitojë sepse tashmë nuk ka më kundërshtar. “Po s’kam unë. Luizi në atë lojë është perfekt, s’ka kundërshtar, kot të flasim, farë të kundërshtojmë”- tha ai.

Ndërkaq, i pyetur për lojën e Oltës në Big Brother VIP, Dori tha: “Kam qenë pak i mërzitur në fillimet e saja pasi për çështje të situatës u ndodh në një pjesë që do dilte keq me se s’bën. Pasi u bë si një tip hakmarrje mes dy gocave dhe njëri do dilte keq. Nga ai moment i mori loja mbrapsht, por e ka rikuperuar”, u shpreh ai.

You may also like