“Është lojtar i brumosur për Real Madrid”, Zidane “bekon” Bellingham

by admin
Spread the love

Real Madrid shpenzoi diçka më shumë se 100 milionë euro në merkaton e verës për të transferuar nga Borussia Dortmund, Jude Bellingham.

I riu britanik e ka justifikuar totalisht këtë shumë, teksa mes LaLiga-s dhe Champions League është aktivizuar në 19 ndeshje duke realizuar 16 gola dhe pesë asistë.

Mesfushori është tashmë lideri i Realit të Carlo Ancelotti ndërsa elozhe për 20-vjeçarin vijnë edhe nga një legjendë e Los Blancos si Zinedine Zidane. Tekniku francez theksoi se Bellingham është një lojtar i lindur për Realin e Madridit.

“Bellingham është një lojtar shumë i rëndësishëm, është lojtari i së ardhmes. Për mua është një lojtar i “brumosur” për Realin e Madridit”, theksoi Zidane./Shqip


Top Channel

You may also like