Esat Mala mbush arkat e Partizanit, “demat” fitojnë gjyqin ndaj Giresunsporit

by admin
Spread the love

Partizani mbush arkat, pasi ka fituar në FIFA gjyqin kundër klubit turk të Giresunsporit, që në verën e vitit 2021 transferoi nga “të kuqtë” Esat Malën.

Sipas marrëveshjes së kohës, palët ranë dakord që turqit të paguanin vetëm taksën e formimit të lojtarit, 30 mijë euro në sezon për vitet 2018-2021, me shifrën totale 90 mijë euro.

Por, kjo shifër nuk u pagua nga Giresunspor dhe Partizani hodhi në gjyq klubin turk. Sipas “Panorama Sport”, klubi kryeqytetas ka fituar gjyqin në FIFA dhe do të mbushë arkat me 90 mijë euro.

Giresunspor duhet të paguajë brenda 45 ditëve shumën prej 94,500 eurosh, (bashkë me interesat) ose në të kundërt do ti bllokohet merkatoja. / Oversport.tv

You may also like