Ervin Salianji kritikon Bardhin dhe Alibeajn: U ulët me Ramën, por nuk u ulët kundër Ramës

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme, Ervin Salianji, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt, lidhur me marrjen pjesë në seancën e Kuvendit, ku u zgjodh Presidenti i Republikës.

Salianji shkruan në një postim në rrjetet sociale, se ata u ulën me Ramën në një tryezë, ndërsa sot bënë një gabim edhe më të rëndë kur bojkotuan Kuvendin.

Postimi:

“U ulën me Ramën por nuk ulen kundër Ramës! Bojkoti është avaz i vjetër që e vendos opozitën në pozitë të vështirë me miqtë dhe partnerët, e nxjerr të paaftë për betejë në sy të opinionit publik dhe e bën të pabesueshme kur një pjesë e grupit parlamentar në vënd që të bojkotojnë Ramën dhe tre përfaqësuesit e kryesisë sē tij, bojkotojnē Kuvendin!

Në Parlament opozita dhe ky grup parlamentar ka marrë pjesë kur u votua kryetarja e parlamentit, kur u votua qeveria apo kur votohen ligje dukshēm për favorizime nuk mund të mungonte sot, çdo taktikë duhet përdorur brenda institucioneve! Nuk lahet gabimi i uljes në tavolinë jashtë institucionale me 3 përfaqësuesit e PS duke bërë një gabim të ri edhe më të rëndë! Se cfarë është Rama e thamë me të madhe, të shpresojmë që në të ardhmen mos përdoren nevojat për protagonizma personale për të dëmtuar opozitën!”, shkruan ai.

You may also like