Ermali uron bashkëshorten për ditëlindje, kaq vite mbush sot Ami

by admin
Spread the love

“Qofsh e lumtur gjithmonë dashuria ime”, është urimi me të cilën ka filluar ditën Ermal Mamaqi.

Ky urim iu dedikua bashkëshortes së tij Amarda Toskës.

Ami sot feston ditëlindjen dhe natyrisht ndjekësit do të habiten kur të kuptojnë moshën e saj.

Ndonëse duket si një vajzë shumë e re por Ami mbush sot fiks 40 vjeç.

Përndryshe, Ami dhe Ermali, aktori i humorit, janë prindër të dy fëmijëve, të një djali dhe të një vajze. Ani pse nënë e dy fëmijëve, Ami i mbulon vitet në mënyrë perfekte dhe nëse gjithësecilin do ta pyesnin sa vjeç është do t’i zbriste dy dekada bukuroshes.

Ndërkohë edhe Ami ka postuar disa fotografi ku ka treguar lumturinë pranë bashkëshortit të saj.

“Cdo gje qe ben per mua eshte me shume se normalja….Si keto peme me trëndafila sot”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se prej disa vitesh, ajo nuk është më pjesë e ekranit, sepse është fokusuar tek bizneset.


You may also like