Enrique: Jam shumë i lumtur që e kam në skuadër Mbappe

by admin
Spread the love

Shumë zëra nga Franca thonë se marrëdhënia mes Luis Enrique dhe Mbappe është krisur dhe pritet që francezi të largohet në merkaton e janarit.

Megjithatë, Luis Enrique është pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp dhe duket se spanjolli i ka hedhur poshtë këto thashetheme.

“Marrëdhënia ime me Mbappe? Gjithmonë perfektë, nuk jemi çift kryesisht se ai nuk do (qesh). Nuk e di pse vazhdoni të më bëni këtë pyetje. Unë jam shumë i afërt me lojtarët e mi dhe me Kylian gjithashtu. Ai është dikush që gjithmonë bën shaka. Jam shumë i lumtur. Ai është pothuajse 25 vjeç, është shumë i ri, është në moshën e djalit tim. Shpresoj të ketë akoma edhe më shumë suksese, individuale dhe mbi të gjitha kolektive. Shpresoj se ai do t’i marrë ato në PSG dhe se ne mund ta ndihmojmë atë në këtë rrugëtim. Niveli i tij është fantastik. Është e mrekullueshme ta kesh atë në këtë ekip, me gjithçka që ai sjell. Ai është në krye të futbollit botëror”, është shprehur Enrique, trajneri i PSG-së.

 

You may also like