‘Emri im është me zë, sikur i Adem Jasharit’, deklarata e Edonës irriton banorët

by admin
Spread the love

Një operacion blic është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë. Policia njofton se në një banesë në fshatin Bulçesh janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës 7.9 kg kanabis sattiva. Ndërsa në pranga janë vënë dy vëllezër.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulçesh”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 7.9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Lënda narkotike u gjet si rezultat i kontrolleve të ushtruara në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesat e 2 shtetasve (vëllezër), në fshatin Bulçesh.

Vihen në pranga 2 vëllezërit që posedonin lëndën narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Bulçesh”.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesat e shtetasve S. A. dhe O. A. (vëllezër), në fshatin Bulçesh, Tiranë, dhe si rezultat është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë 7.9 kilogramë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit S. A., 39 vjeç dhe O. A., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

You may also like