Emri i Klopp në listën e Bayern Munich, flet agjenti i trajnerit gjerman

by admin
Spread the love

Jurgen Klopp lajmëroi para disa kohësh se në përfundimin e këtij sezoni do të mbyllë aventurën nëntëvjeçare me Liverpoolin.

Tekniku gjerman theksoi se ndjehej i lodhur dhe se i duhej të paktën një vit pushim nga profesioni i tij.

Megjithatë, së fundmi emri i Klopp është lidhur me një bashkëpunim me Bayern Munich. Bavarezët njoftuan se do të ndahen nga Tuchel në fundin e këtij sezoni ndërsa Klopp duket një alternativë me shumë vlera për rekordmenët gjermanë.

Mirëpo, është vetë agjenti i Klopp, Mark Kosicke, i cili theksoi edhe njëherë se i përfaqësuari i tij do të qëndrojë pushim pas eksperiencës me Liverpool.

“Klopp nuk do të drejtojë asnjë klub apo kombëtare për një vit. Ai do të mbyllë eksperiencën te Liverpool dhe do të qëndroj pushim. Klopp e theksoi vetë këtë dhe nuk ka ndryshuar mendim”, u shpreh Kosicke. /Supersport


Top Channel

You may also like