Emery: Nuk jemi rastësisht këtu, luajmë kundër Liverpoolit më të mirë në histori

by admin
Spread the love

Unai Emery thekson se skuadra e tij nuk ka ardhur deri këtu rastësisht në konferencën për shtyp në prag të gjysmëfinales së Championsit kundër Liverpool:

“Çdo skuadër që është në gjysmëfinalen e Champions League meriton të jetë aty. Liverpooli e di që kemi një traditë në Europë dhe që ishim në gjendje të eliminonim dy skuadra të mëdha si Juventusi dhe Bayerni i Mynihut. Tani nuk ka më efekt surprizë dhe kundër Liverpoolit do të jetë akoma më e vështirë.

Ata e dinë që nuk do të jetë e lehtë përballja me ne, ndihen favoritë por do të na respektojnë. Ky është Liverpooli më i mirë që kam parë. E shoh si një motivim shtesë të mund Liverpoolin më të mirë të të gjitha kohërave”, ka thënë tekniku i spanjollëve.

“Duhet përqendrim në çdo aspekt të ndeshjes. Luajmë kundër favoritëve për të fituar turneun, por duam të jemi protagonistë. Yeremy Pino do të mungojë, ndërsa Gerard Moreno dhe Coquelin janë të gatshëm. Lojtarët e mi nuk kanë eksperiencë? Ka gjithmonë një herë të parë, kështu ishte për disa prej tyre kur fituan Europa League”, ka thënë Emery. / Oversport.tv

Foto: Villarreal CF Twitter

You may also like