Emanuela flet për zhgënjimin ndaj Monikës dhe pëlqimin ndaj Einxhel

by admin
Spread the love

Bashkëshortja e Ilir Shaqirit, Emanuela ka folur sot gjerë e gjatë rreth eksperiencës së balerinit në “Big Brother VIP” dhe ditët e para pas fitores. Ajo ka qenë e ftuar në “Breaking” dhe u ndal te marrëdhëniet e bashkëshortit të saj me konkurentët e tjerë.
“Po, ndoshta prisja ndryshe nga Monika kishin një marrëdhënie të afërt, ajo më ka zhgënjyer. Të tjerët nuk e di, por ajo do thosha. Einxhel është vajzë shumë e mirë, mund të ndodhë që në një situatë të vështirë thuhen disa gjëra, por nuk i mbaj mëri, çdokush ka bërë rrugëtimin e saj”, tha ajo.
Më tej Emanuela tregoise Iliri kërkuar Emily menjëherë në studio, por ajo është infektuar me Covid-19.
Bashkëshortja e Ilirit tregoi edhe se si e përjetoi Emily nga Italia finalen e madhe.
“Ajo u ndje shumë e lumtur sigurisht, por dhe e mërzitur që nuk ishte këtu për ta përjetuar nga afër. Megjithatë, po bëjmë gjithçka gati që ajo të vijë këtu dhe ta takojë Ilirin dhe të përjetojë nga afër të gjitha emocionet”, -tregoi Emanuela.
Emanuela foli dhe për planet e të ardhmes, ndërsa tregoi se do i pëlqente shumë të jetonte në Shqipëri.

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like