Elianë Blakaj, shkarkohet nga pozita e drejtoreshës për Kulturë në Istog

by admin
Spread the love

Elianë Blakaj, ka bërë të ditur se është shkarkuar nga pozita e drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Istogut.

Blakaj thotë se shkarkimi i saj ka ndodhur në mënyrë ‘tinëzare’ dhe ‘tradhtare’, përcjell Klankosova.tv.

“Arsyet e shkarkimit janë absurde dhe i takojnë stilit të një injoranti ’’mos bindja ndaj urdhërave të shefit’’”, ka shkruar Blakaj në rrjetin social Facebook.

“Shkarkimi ndodhi në mënyrë tinëzare dhe tradhtare. Nuk ndodhi për shkak të mos kryerjes së detyrave të punës, por ndodhi për shkak se nënkryetari kishte dëshirë të ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë të cilën e menaxhoja dhe ky fakt tregon paaftësinë e tij për kryerjen e detyrave të cilat është i ngarkuar brenda Komunës”.

“Nuk më është ofruar asnjë letër arsyetimesh për shkarkim, përveç Vendimit i cili ka ardhur në Zyren time, i nënshkruar nga Kryetari i Komunës, i cili mendoj që nuk është dashur ta lejoj këtë tradhti, por tek e fundit ai ka menduar politikisht”.

You may also like