Elektrifikim dhe diversifikim, si Ford arriti 100 miliardë $ kapitalizim për herë të parë –

by admin
Spread the love

Tranzicioni drejt makinave elektrike ka shtyrë Ford të kalojë, për herë të parë në histori, 100 miliardë dollarw në kapitalizim.

Kjo do të thotë më shumë se General Motors (88 miliardë dollarë) e Rivian (71 miliardë dollarë)
Aksionet e Ford u rritën më shumë se 156% në 12 muajt e fundit.

Analistët janë të një mendimi: merita i takon Jim Farley, i cili ka marrë rolin e administratorit të deleguar të Ford në tetor 2020 dhe prej atëherë e ka udhëhequr kompaninë drejt diversifikimit të gamës së automjeteve dhe, mbi të gjitha, drejt makinave elektrike të suksesshme. Që prej kohës kur Farley u emërua CEO, vlera e aksioneve të Ford është më shumë se katërfishuar, nga 6 në 25 dollarë.

 

Kërkesa e madhe për F-150 Lighting

Ndër automjetet më të kërkuara të markës Ford duhen përmendur F-150 Lightning dhe Mustang Mach-E, e cila rivalizon me Tesla Model 3 dhe Model Y. Suksesi i parë i F-150 Lightning, i cili do të jetë në shitje në pranverën e ardhshme, ka qenë i tillë saqë Ford njoftoi se do të dyfishojë prodhimin deri në 150 mijë njësi në vit brenda mesit të vitit 2023, ndërsa prodhimi i modelit Mach-E do të trefishohet.

Së fundi, Farley ka thënë se kërkesa për Mach-E “mund t’i afrohet 200 mijë automjete në vit”. 2022 do të jetë edhe viti i debutimit të furgonit elektrik E-Transit. Ndër të tjera, në shtator dhe tetor, Ford ishte prodhuesi i parë në Amerikën e Veriut për numrin e automjeteve të shitura.

“Gama e produkteve Ford është më e mira në dekada – sipas analistit Mike Ward në Benchmark. – Besojmë se tregjet si Amerika e Veriut, Europa dhe Kina do të përshpejtohen në 3-5 vitet e fundit dhe Ford është në pozicionin e duhur për të gjeneruar nivele rekord fitimesh”. Edhe analisti Argus Bill Selesky mendon se aksionet e Ford mund të rriten sërish në një çmim target në 29 dollarë.

 

Ambiciet e Ford

Jo se Ford ka heshtur në qëllimet e tij. Në tremujorin e fundit fiskal, Farley nënvizoi se Ford synon të rrisë prodhimin e baterive deri në 141 GWh, “mjaftueshëm për të ndërtuar më shumë se 1 milion automjete elektrike në vit”.

Qëllimi është i qartë. “Brenda dy viteve të ardhshme, Ford synon të bëhet prodhuesi i dytë më i madh i automjeteve elektrike në Amerikën e Veriut dhe më pas të luftojë për vendin e parë”, tha kompania në një njoftim të fundit për shtyp.

Deri në vitin 2024, Ford synon të prodhojë 600,000 automjete elektrike në vit dhe kjo do të jetë e mundur falë një investimi total prej mbi 30 miliardë dollarësh deri në vitin 2025.

/ Forbes


Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Monitor.

You may also like