“El Clasico” vendos Superkupën, publikohen formacionet e sfidës Real Madrid-Barcelona

by admin
Spread the love

Në më pak se 1 orë, gjithë futbolldashësit, anë e mbanë botës do t’i mbajnë sytë, në “KSU Stadium”, të Rijadit, aty ku do të zhvillohet, një nga ndeshjet më spektakolare në planet, “El Clasico” iberike, Real Madrid-Barcelona, sfidë kjo e vlefshme për trofeun e parë sezonal, për këto 2 ekipe, Superkupën e Spanjës.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me teknikun, Carlo Ancelotti, i cili i ka rreshtuar “Galaktikët” e tij, me formulën, 4-3-3, ku në portë është vendosur ukrainasi Lunin. Në krahët e mbrojtjes janë Ferlan Mendy e Dani Carvajal, ndërsa në qendër janë vendosur Nacho Fernandez e Rudiger. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Kroos-Tchouameni-Valverde, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Vinicius Junior, Rodrygo e Jude Bellingham.

Në krahun tjetër, tekniku Xavi Hernandez i ka pozicionuar “Katalanasit” e tij, me formacionin 4-3-3, ku në portë vendoset talenti spanjoll, Inaki Pena. Në krahët e mbrojtes janë Alejandro Balde e Jules Kounde. Në qendër të mesfushës janë Sergi Roberto, Ilkay Gundogan e Frenkie de Jong, ndërsa sulmi plotësohet nga treshja Pedri-Lewandowski-Ferran Torres. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

You may also like