Egnatia “peshkon” në Kategorinë e Parë, zyrtarizon afrimin e sulmuesit 19-vjeçar

by admin
Spread the love

Egnatia ka bërë një tjetër goditje në këtë merkato vere. Rrogozhinasit kanë afruar në ekip talentin e Flamurtarit, Gersi Diamanti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Egnatia me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të thuhej se Diamanti ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me Egnatian për tre sezone.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë 3 vjeçare me sulmuesin Gersi Diamanti.

I cili vjen pas një sezon të suksesshëm me Flamurtarin.

22-vjeçari Diamanti pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë”, shkruhej në postimin e Egnatias. /oversport.tv

You may also like