Edi Rama para Makronit: Gjuha shqipe në Maqedoni është gjuhë zyrtare

by admin
Spread the love

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës me presidentin francez, Emanuel Makron tha se shqiptarët janë duke jetuar ditët e tyre më të mira. Ai ka thënë se tani shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e kanë gjuhën e tyre zyrtare.

“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, kur unë kam qenë këtu në këtë detyrë, vinin për vizitë dhe flisnin për dimensionin që duhet të kishte flamuri shqiptar, që të mund të vihej, jo nëpër zyra, por në ballkonin e një shtëpie, sepse ligji i atëhershëm në Maqedoni detyronte që flamuri shqiptar nuk duhej të ishte kurrë në dimensionin e flamurit të Maqedonisë, duhej të ishte gjithmonë më i vogël. Sot flamuri shqiptar është krah për krah me çdo të zgjedhur atje, pa asnjë problem. Sot gjuha shqipe, që as nuk mendohej, është gjuhë zyrtare e Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha mbledhjet të gjitha vendimet merren me dy gjuhë”, ka deklaruar kryeministri Rama.

MARKETING



You may also like