‘E zhduke Big Mamën, fli e qetë’, Iliri sherr me Antonelën

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e spektaklit, banorët kanë festuar Krishtlindjet në “Big Brother VIP”. Pas darkës, Antonela dhe Ilir Shaqiri kanë diskutuar me njëri- tjetrin për debatin e rëndë që ndodhi midis ish-konkurrentes së “Për’puthen” dhe Big Mamës. Kjo e fundit pas sherrit, vendosi që ta lërë shtëpinë dhe Iliri e përgëzoi me ironi Antonelën që arriti ta nxirrte nga vetja këngëtaren. Shkak i debatit u bë se modelja tha se “e kishte sharë nga nëna në Serbisht”, pas kësaj Big Mama ka shpërthyer në ofendime me tone të larta.

Sipas balerinit, Antonela e ka provokuar me qëllim Big Mamën pasi e dinte shumë mirë tipin e saj. Pjesë nga biseda:

Antonela: Ti dhe Arjola keni treguar veten.

Iliri: E ke prekur Bigun aty ku nuk mbante, me qëllim.

Antonela: Me qëllim asnjëherë jo.

Iliri: Për ta nxjerrë nga vetvetja dhe e nxore nga shtëpia.

Antonela: Kujt ia thua ti, se ti provon të nxjerrësh të tjerët nga vetja duke i ofenduar.

Iliri: Uroj të të gëzoj vera, të jesh e qetë, fli rehat. E nxore Bigun sonte, hallall të qoftë!

Antonela: Nuk jam ndier në faj por kam ndierë jë lloj keqardhje për atë që janë thënë për lëkurën time dhe keqardhje për familjen time që i kanë dëgjuar ato fjalë.

Iliri: E nxore Bigun sonte.

Antonela: Mendimi jot. Bravo të qoftë që e mbrojte.

Iliri: Unë nuk mbrojta asnjë njeri, thjesht po të them ty. Bravo të qoftë që e nxore tjetrën nga vetvetja duke e ditur sesi Bigu ishte, e gërrice, e provokove në çdo moment.

Antonela: Po mundohesh duke hedhur baltë por është e kotë mos u lodh fare.

Iliri: Ti ke hedhur kaminë balte mbi mua dhe Bigun. Rri se e nxore tjetrën nga vetvetja sonte. Fli rehat se Bigun e nxore sonte.

You may also like