E zbulon Xhaferraj: Ja pse kreu i PD nuk shkonte në Durrës gjatë fushatës

by admin
Spread the love

Deputeti i PD Ferdinand Xhaferraj tregoi arsyen se pse Lulzim Basha shkoi vetëm një herë në fushatë në qytetin e Durrësit. Xhaferraj tha në diskutimet informale të grupit të fushatës së PD ekzistonte shqetësime se nuk pëlqehej kryetari po të vinte shpesh.

I gjithë grupi i fushatës në Durrës, në diskutimet tona informale ishte shqetësimi se nuk pëlqehej kryetari në Durrës po të vinte shpesh. Ndikoi që ai të mos ishte prezent. Basha mori evidence të rëndë që s’është i pëlqyer dhe e ka çuar siglën e PD në minimumin e tij historik, kështu që s’ka logjikë të qëndrojë. Është opinioni i përgjithshëm brenda familjes së djathtë që Basha ka ikur, pritet certifikimi. Pas largimit të Bashës mund të ngrihet një komision, ku mund të jenë edhe kolegë në radhët e Foltores.

You may also like