E trishtë, dedikimi prekës i vajzës që humbi jetën bashkë me të fejuarin: Edhe në botën tjetër do të të dua njësoj si sot

by admin
Spread the love

Jeta e çiftit të të rinjve, Almenia Karajt dhe Shkumbin Bratit, u pre në mes si pasojë e aksidentit tragjik në orët e para të mëngjesit të së dielës, në aksin Fushë-Krujë-Milot.

“Sa me fat jam që jetën do e ndaj me ty 04.03.2020″, këto ishin fjalët që e reja Almenia Karaj, i dedikoi të fejuarit të saj Shkumbin Bratit dy ditë më parë, por fati deshi që ëndrrat e tyre të ndërpriteshin në mes, pasi një aksident tragjik u mori jetën në afërsi të Thumanës.

Çifti kishte vetëm dy ditë që kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë.

Brati ishte këngëtar që merrte pjesë në festa familjare.

Pikërisht mbrëmjen e djeshme, ata ishin në një festë ku Shkumbin Brati po performonte live.

Pas festës, pak minuta pas mesnate çifti u përfshi në askident duke humbur jetën.

“Edhe në botën tjetër do të të dua njësoj si sot”, ky ishte një tjetër dedikimi prekës i 16-vjeçares Almeina Karaj ndaj të fejuarit të saj, Shkumbin Brati 20-vjeç.

Në aksidentin tragjik, humbë jentën edhe dy shoferët e makinave që u përplasën.

You may also like