E quajti gjyqtarin hajdut, pezullohet për dy javë trajneri portugez

by admin
Spread the love

Komisioni i Disiplinës në Federatën Portugeze të Futbollit pezulloi me 15 ditë trajnerin e Portos Sergio Coinceicao për faktin se ky i fundit kritikoi ashpër arbitrat në një ndeshje të sezonit të kaluar mes “dragonjëve” dhe Belenenses.

Dënimi erdhi vetëm ditë e enjte, edhe pse sfida ishte luajtur shkurtin e kaluar. Portos i duhet të paguajë edhe një gjobë prej 7650 mijë eurosh, pasi Conceicao ka prishur reputacionin dhe nderin e gjyqtarit kryesor me deklaratat e tij pas ndeshjes dhe sipas komisionit të Disiplinës edhe ka shpifur në drejtim të tij.

Conceincao ka kohë për ta apeluar vendimin por në rast se masa ndëshkimore nuk ndryshon atëherë ai do të humbasë 4 takime, 2 sfidat e kampionatit ndaj Bragas dhe Vizelas dhe takimet e Kupës së Portugalisë ndaj Benficas dhe Kupës së Ligës ndaj Rio Ave.

Por çfarë i tha Sergio Conceicao arbitrit Fabi Verissimo në përfundim të ndeshjes mes Porto dhe Belenenses që u mbyll pa gola shkurtin e kaluar: “ Je i dobët dhe një person i keq, na ke vjedhur dy kampionate, nje një turp, je një hajdut”, ishin këto disa nga frazat e përdorura nga trajneri i Portos ndaj gjyqtarit./ SS


Top Channel

You may also like