E ofendoi me fjalë të rënda, Bledi i kërkon falje publike Dea Mishelit

by admin
Spread the love

Dea ka qenë një nga banoret që është sulmuar më së shumti gjatë kësaj jave. Fillimisht ishte Efi ajo që erdhi me “shpatë” në dorë dhe nisi të hedhë “kunja” ndaj saj.

Pas Efit, nisi edhe Bledi. Ai tha se Deamishel ka mbërritur me jargë e skuthllëqe deri në këtë pikë të lojës. Ai madje i tha asaj se është arkitekte e dështuar dhe lojtare ordinere.

Kjo e fundit është ndjerë e prekur dhe e ofenduar nga të gjitha fjalët dhe nënvlerësimet ndaj saj, për këtë arsye u përlot.

Pas fjalëve ofenduese, Bledi e kuptoi që foli gabim dhe i kërkoi ndjesë Deamishel.

Dea: Nuk kanë qenë ditët më të bukura, për shkak të debateve dhe situatave të krijuara. Nuk i kam pritur disa ofendime dhe nënvlerësime.

Bledi: Ndryshe nga Kristi që nuk kam për t’i kërkuar ndjesë, Deas po i kërkoj ndjesë publike. Ishte gjuhë shumë e rëndë ndaj një vajze, aq më tepër ndaj Deas që ne njihemi edhe jashtë. E vetmja arsye ishte sepse më irritoi mbrëmja e së shtunës. Ndërkohë që ne ushqeheshim, gatuheshin intrigat e radhës. Sa e  njoh unë Dean, ajo duhet të mbante një qëndrim.

You may also like