“E majta” mbështet financimin e “Vardarit” nga Qyteti i Shkupit: Edhe Reali dhe Barcelona kanë model të këtillë financimi

by admin
Spread the love

Në lidhje me vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, për financim të Klubit të Futbollit “Vardari”, ka reaguar edhe partia opozitare “E majta”, transmeton TV21.

Nga “E majta” thonë se e mbështesin këtë formë të financimit të “Vardarit”, “e cila ndryshon pronësinë e klubit nga duart private në pronësi kolektive”.

Paraprakisht klubi ka qenë privat, ndërkaq tani pronësia është kolektive. Klubet më të suksesshme në botë si Real Madridi, Barcelona dhe klubet e Bundesligës gjermane kanë model të këtillë financimi. Tifozët e “Vardarit” duhet ta dinë se ajo çfarë i ka ndodhur klubit është pjesë e trajektores së përgjithshme në të cilën ecën punët në 30 vitet e kaluara – shkatërrim të gjithçkaje çfarë është kolektive”, thanë mes tjerash nga “E majta”.

You may also like