E kërkoi me ngulm në verë, United rikthehet edhe njëherë në luftë për lojtarin e Barcelonës

by admin
Spread the love

Manchester United është rikthyer edhe njëherë të kërkojë një nga objektivat e merkatos së verës. Bëhet fjalë për Frenkie de Jong i cili u kërkua me ngulm në afatin kalimtar të transferimeve nga trajneri Erik ten Hag.

Megjithatë, në verë marrëveshja nuk u arrit dhe për këtë arsye negociatat u mbyllën. Megjithatë, sipas asaj që raporton “Sport”, tashmë palët kanë rinisur negociatat për të veshur de Jong me fanellën e “Djajve të Kuq”.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona e vlerëson kartonin e lojtarit holandez rreth 80 milionë euro. United do të provojë të afrojë mesfushorin në merkaton e janarit, por dëshiron që të ulë disi çmimin. /oversport.tv

Foto: Barcelona, Twitter

 

You may also like