E kam dashur fort për zotin, por ra ai dreq zarfi…

by admin
Spread the love

Edhe pse u bë më shumë se një muaj që Efi Dhedhes është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP, duket se miku i saj Luiz Ejlli nuk e ka harruar për asnjë moment. Përkundrazi, ku i jepet mundësia, ai nuk ngurron ta përmendë.

Kështu ndodhi edhe së fundmi, teksa në një bisedë me Kiarën dhe Maestron, Luizi kujtoi edhe Efin dhe tha se e ka dashur vërtetë dhe në momentin që po mblidhej, Dea nominoi këngëtarin, Kiarën dhe Efin, me këtë të fundit që la përfundimisht shtëpinë.

“Efin e kam dashur fort. Për Zotin e kam dashur fort dhe më ka ardhur keq. Dhe sa filloj me u mbledh, ra ai dreq zarfi”, tha Luizi, duke treguar kështu se nuk e ka harruar, ndërsa shtoi se me Dean nuk ka mbaruar punë akoma, pasi ishte ajo që bëri nominim Luiz-Kiara-Efi, ku u largua kjo e fundit.

Sakaq, edhe Kiara e mbështeti Luizin sa i përket Efit, duke thënë se ajo argumentonte shumë bukur dhe se është një vajzë e qartë dhe shumë e zgjuar.

You may also like