E goditën në shpinë, Hojlund akuzon lojtarët e San Marinos: Kërkuan fundin e karrierës sime!

by admin
Spread the love

Danimarka fitoi në transfertë me shifrat 1-2 ndaj San Marinos, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Sfida nuk rezultoi e lehtë për përfaqësuesen daneze me vendasit që luftuan deri në fund për një rezultat historik.

Në fushë për Danimarkën ishte edhe lojtari i Manchester United, Rasmus Hojlund. Sulmuesi e gjeti rrugën e rrjetës në pjesën e parë, mirëpo pas sfidës, u ankua se mbrojtësit e San Marinos rrezikuan t’i jepnin fund karrierës së tij prej ndërhyrjeve të ashpra.

“Nuk e di se në çfarë gjendje është shpina ime dhe nuk e di nëse dhimbjet do të shtohen në ditët e ardhshme. Të gjithë e dinë se kam vuajtur nga shpina në të kaluarën dhe për mua është një moment shumë i keq.

Në fund të ndeshjes pati shumë ndërhyrje, u kthye në një situatë qesharake. Më goditën me gju në shpinë dhe për mua ishte karton i kuq i pastër. Ata nuk kishin asgjë për të humbur dhe ndoshta kanë menduar pse mos t’i japim fund karrierës së këtij futbollisti. Unë i kuptoj ndërhyrjet tendencioze dhe ata donin të më bënin keq”, theksoi Hojlund./Supersport


Top Channel

You may also like