“E dua Interin, refuzova shumë oferta në verë”, Çalhanoglu e ka me tifozët e Milanit: Me durim do ta shohim…

by admin
Spread the love

Hakan Çalhanoglu është kthyer në një shtyllë në mesfushën e Interit, i cili në një intervistë për “Sport Mediaset” tregoi për ofertat e marra në verë, të cilat i refuzoi për të qëndruar te zikaltrit. Ai gjithashtu kishte dhe një mesazh thumbues për tifozët e Milanit, pas largimit të bujshëm që bëri në verën e 2021.

Ofertat? – Po është e vërtetë. Kam refuzuar shumë oferta, nuk kam dashur të iki sepse e dua Interin. Mendoj se dhe Auzilio e dinte se çfarë unë doja. Kur erdhën ofertat, i thashë klubit që ata do të vendosnin për mua.

Lamtumira nga Milani? – Të gjithë mendojnë se ika për para, për problemet ekonomike, por paraja nuk është gjithçka. Gjëja më e rëndësishme për mua është që të ndihem i vlerësuar dhe këtë gjë e ndjej këtu. Tifozët e Milanit thonë që unë bëra shumë keq sezonin e parë, duke i dhënë atyre Scudetton në 2022-shin. I uroj atyre më të mirën, por me durim do ta shohim.

Ndeshja e parë? – Akoma më kujtohet. Ishte kundër Xhenoas. Isha nervoz për shkak se si do reagonte stadiumi, por e dija që dashuria nuk do të mungonte sepse unë i dija cilësitë e mia. Kur tifozët japin aq shumë, ti duhet të bësh të njëjtën gjë.

Raporti me Inzagin? – Më pëlqen mënyra se si ai komunikon me lojtarët. Ai do që gjithmonë të fitojmë dhe mërzitet kur ne nuk japim maksimumin në stërvitje. Përveç sportit, ai ka gjithashtu një zemër të madhe, mund të flasësh për çdo gjë me të. Ne kemi ardhur këtu së bashku dhe po rritemi së bashku.

PANORAMASPORT.AL

You may also like