E drejta për të pasur ‘peceta higjenike’ falas bëhet ligj në Skoci

by admin
Spread the love

Skocia ka shënuar historinë e shëndetit publik, duke u bërë vendi i parë në botë që mbron të drejtën për produkte sanitare falas ndaj grave me menstruacione. Që nga viti 2017, rreth 27 milionë paund janë shpenzuar për të siguruar akses në mjedise publike.

Laburistja Monica Lennon bëri fushatë për legjislacionin, i cili u mbështet unanimisht në Parlamentin Skocez në 2020.

Zonja Lennon tha: Autoritetet lokale dhe organizatat partnere kanë punuar shumë për të bërë realitet të drejtën ligjore për të pasur akses në produktet falas. Ndërsa Georgie Nicholson tha për “Good Morning Scotland” se organizata kishte kryer një studim përpara pandemisë, i cili tregoi se një në katër gra në Skoci ishte përballur me varfërinë në një moment.

Ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë për të përshkruar varfërinë: një grua shkon në supermarket dhe duhet të zgjedhë nëse mund të blejë një qese makarona apo një kuti tamponi. Është kaq bazike,” tha Nicholson.

Çfarë është varfëria e periodave?

Varfëria e periodave ndodh kur individë me të ardhura të ulëta nuk mund të përballojnë ose të kenë akses në produktet që u duhen. Me periodat që zgjasin rreth pesë ditë, mund të kushtojë deri në 8£ në muaj për tamponët dhe pecetat higjenike, kosto e madhe për shumë gra./BBC

Rruga Press

You may also like