E dobishme për shqiptarët që te ketë dy blloqe politike në vend – Shqip

by admin
Spread the love

Skënder Rexhepi Zejdi, kryetar i Lëvizjes Populli në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin u shpreh se nga zgjedhjet e 8 majit shqiptarët mund të kenë numër më të madh të deputetëve, më shumë se në çdo cikë zgjedhor deri tani. Sipas tij, deri në fillim të fushatës zgjedhore, shqiptarët pritet të pozicionohen në dy taborre politike dhe kjo do të ndihmojë në rritjen e numrit të përfaqësuesve shqiptarë të popullit në Kuvend.

Ka një tentativë, sipas Zejdit, për tërheqjen  e kryetarit të ASH-së drejt frontit opozitar shqiptar.

“Unë besoj se do i ri në vijë asaj që e kam thënë se deri në zgjedhje, subjektet politike shqiptare do të grupohen në dy grupe, dy blloqe politike drejt zgjedhjeve, me çka  do të përfitojnë përfundimisht elektorati shqiptar, me shfrytëzimin, realizimin dhe materializimin më të madh të numrit të deputetëve. Besoj se do të kemi deputetë më shumë se asnjëherë deri sot”, tha Skënder Rexhepi./tvklan.mk

You may also like