E djathta ekstreme në Francë vendos në krye 27-vjeçarin, por Marine Le Pen pritet të ruajë influencën (fotot)

by admin
Spread the love

Partia kryesore e të djathtës ekstreme në Francë tha sot se i ka lënë drejtimin “brezit të ri” teksa 27 vjeçari Jordan Bardella, papritur ka zëvendësuar lideren e vjetër Marine Le Pen në krye të ‘Lëvizjes së Mitingut Kombëtar’.

Bardella është në fakt lideri parë i kësaj force nga jashtë familjes së Le Pen, që prej themelimit të saj nga patriarku Jean-Marie Le Pen në vitin 1972 me emrin “Fronti Kombetar”.

Por megjithë largimin e zonjës Le Pen nga timoni, ajo pritet të ruajë influencë të konsiderueshme dhe mundësisht të bëjënjë tjetër kandidaturë për zgjedhjet presidenciale franceze në 2027.

“Nuk po largohem nga drejtimi i partisë Mitingu Kombëtar për të shkuar me pushime”, tha Le Pen teksa i jepte drejtimin Bardella, në një lëvizje që besohet se tenton të modernizojë imazhin e partisë për të tërhequr dhe gjeneratat më të reja.

Bardella, ish-zëdhënësi i partisë dhe aktualisht euro-parlamentar i saj, fitoi papritur shumicën e votave në zgjedhjet e brendshme.

Ai mundi Louis Aliot, kryebashkiakun francez të Perpignan, i cili ka qenë ish-i dashur i zonjës Le Pen.

Zhvillimi vjen dy ditë pas një mini-skandali racizmi të deputetit të partisë se Le Pen, Gregoire de Fournas i cili mori pezullim 15-ditë nga parlamenti kur i thirri nje deputeti më ngjyrë që po fliste në sallë “kthehu në Afrikë”.

Deputeti në fjalë ishte minsitër i qeverisë së Emmanuel Macron, dhe reagooi duke thënë se ” Fronti Kombëtar tregoi fytyrën e vërtetë”.

Le Pen fitoi 42 përqind të votës ndaj Macron në presidencialet e prillit ndërsa Macron nuk konkurron dot për mandat tjetër në zgjedhjet e 2027.


Top Channel

You may also like