E ardhmja? Griezmann: Jam mirë te Atletico, por rrogat që jepen në Arabi ta ndryshojnë jetën

by admin
Spread the love

Në verë, Arabia Saudite “përmbysi” merkaton e futbollit, duke marrë shumë lojtarë të rëndësishëm nga Evropa.

Mes emrave të kërkuar nga klubet saudite është edhe ai i sulmuesit të Atletico Madrid, Antoine Griezmann-it, i cili, siç ka thënë në një intervistë për mediet spanjolle, do të dëshironte të qëndronte te “colchoneros”, por thekson se do ta merrte në konsideratë destinacionin arab në rast të një oferte shumë tunduese.

Përveç projekteve sportive, një lojtar ka një jetëgjatësi prej 12 ose 13 vjetësh nëse gjithçka shkon mirë. Në moshën 35-vjeçare, nuk mund të japë më dhe duhet të mendosh për mundësinë për t’i pranuar këto oferta, nëse më ndodh ndonjëherë. Tani po kënaqem këtu në Atletico, por shifrat në Arabinë Saudite janë shumë, shumë të larta dhe mund të ndryshojnë jetën të gjithë familjes”-tha francezi./ Supersport


Top Channel

You may also like