Dzeko: Interi më largoi për Lukakun, u habita nga sjellja e tij

by admin
Spread the love

Ashtu si thuajse e gjithë bota e futbollit, edhe Edin Dzeko ka mbetur i habitur nga sjellja e ish-shokut të tij të skaudrës, Romelu Lukaku, i cili tradhtoi Interin gjatë negociata vet ë merkatos së verës.

Dzeko deklaroi se ndihej shumë mirë në Milano, teksa zbuloi se Interi vendosi të mos i rinovojë kontratën vetëm për të krijuar më shumë hapësira për Lukakun.

“Të them të drejtën jam ndjerë shumë mirë te Interi dhe do të doja të qëndroja ende. Megjithatë Interi nuk më rinovoi kontratën dhe e mirëkuptova, pasi ata donin t’i jepnin përparësi Lukakut dhe të mos i krijonin rivalitet. Pikërisht për këtë arsye, mbeta  befasuar nga sjellja e tij, pasi te Interi bënë gjithçka për t’iu përshtatur”, u shpreh Dzeko.


Top Channel

You may also like