Dyshohet se i mituri u sulmua seksualisht në tualetin e një qendre tregtare

by admin
Spread the love

Një mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht në tualetin e një qendre tregtare.

Rasti në polici është raportuar nga babai i viktimës.

Siç raporton në disa media i dyshuari në këtë rast është personi i cili mirëmban tualetin.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënsja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ulaj tha se hetimet po zhvillohet në bashkëpunim me policinë.

“Prokurori po ashtu ka lëshuar disa autorizimi për ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të ndriçimit në plotni të rastit”, tha ajo për Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like