Dy të vdekur nga përplasja e avionit të biznesit në autostradën në Florida (fotot)

by admin
Spread the love

Avioni privat tip Bombardier Challenger 600, me pesë njerëz në bord dogji në automjet dhe më pas u përplas me një mur gjatë uljes me përplasje në asfalt.

Dy njerëz kanë humbur jetën gjatë uljes së emergjencës në autostradën Interstate 75 në perëndim të Florida, mbrëmjen e djeshme, ku avioni përplasi tragjikisht dy automjete dhe ndaloi trafikun duke ngritur një shtëllungë të madhe tymi të zi pas shperthimit.

Dëshmitarja Brianna Walker tha se krahu i avioni mori përpara makinën para saj dhe më pas u përplas me një mur.

“Vetëm pak çaste na ndanin ne me makinën para nesh, krahu i avioni e shkatërroi atë krejtësisht”, tha Walker duke shtuar se kishin arritur të pikasnin në kohë avionin në avari dhe t’i shmangeshin para përplasjes.

Ajo shtonte se më pas ndodhi një shpërthim i zhurmshëm nga avioni. “Ishte e pabesueshme, sikur të ishte një film, vetëm disa sekonda na ndanin nga vdekja para se copat e avionit të mbushnin autostradën”.

Zyrtarët thanë vetëm se avioni kishte pesë njerëz në bord dhe se aksidenti ndodhi rreth orës lokale 4.15 pasdite.

Piloti kishte kontaktuar me kullën e kontrollit për të kërkuar një ulje emergjence pasi sipas raportimeve, kishin humbur fuqinë e dy motorëve me helika.

Adam Fisher, zëdhënës i sherifit të Collier konfirmoi dy vdekjet, pa thënë nëse ato ishin pasagjerë të avionit apo njerëz të vrarë në tokë nga përplasja me automjetin.

Ata shtonin se të tjera informacione do të jepen pas njoftimit të të afërmve të viktimave.

Hetimet vijojnë.


Top Channel

You may also like