Dy të huaj rrahin me shkop druri e grushte dy kosovarë në sheshin “Zahir Pajaziti”

by admin
Spread the love

Gjatë 24 orëve të fundit dy shtetas të huaj kanë sulmuar dy kosovarë në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Ngjarja e parë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 10:30, ku një shtetas i huaj e ka goditur me grushte viktimën mashkull kosovar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa, një shtetas tjetër i huaj rreth orës 17:30 ka sulmuar me shkop druri për ta sulmuar kosovarin i cili ishte shitës ambulant në shesh.

Viktima   ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport

You may also like