Dy emra të rinj te Voska Sport

by admin
Spread the love

Vetëm pak orë pas njoftimit për transferimin e Jankuloskit, Voska Sport konfirmoi një tjetër transferim dimëror.

Fjala është për Millosh Açimoviqin, futbollistin 26-vjeçar që luan si anësor, i cili në Voskë vjen nga Leotar Trebinje.

Në karrierën e tij, Açimoviq ka performuar edhe për Zrinjski Mostar dhe FC Krupa, ndërsa ka kaluar një aventurë të shkurtër në Austri me ekipin e SV Lafnitz.

Në pjesën e parë të sezonit aktual, me skuadrën e Leotarit nga Trebinja, Açimoviq ka shënuar 5 gola në 12 ndeshje.

Ndërkohë, Hristijan Jankuloski luan në mbrojtje dhe pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në vendlindjen e tij Australi.

Jankuloski tashmë po stërvitet me skuadrën e re, të cilin e ka prezantuar drejtori i ri sportiv i Voska Sport, Iskender Ionuzi.

You may also like