Durrës – Vrau të atin dhe e varrosi në oborr, 19-vjeçarja: Nuk pendohem, na ka nxirë jetën

by admin
Spread the love

19-vjeçarja Hygerta Meta nuk ka shfaqur shenja pendese për vrasjen e të atit, ngjarje e ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit. E reja ka thënë para hetuesve se i ati i ka dhunuar dhe se nuk i ka lejuar kurrë të flisnin apo të vendosin për diçka në familje.

Në “Jetë Shqiptare” gazetarja e RTSH, ka zbardhur dhe dëshminë e të resë. 19-vjeçarja thotë se nga dhuna e të atit ajo kishte krijuar urrejtje dhe se kur vendosi ta martonte jashtë dëshirës së saj, vendosi ta vriste duke e qëlluar me armë në kasollen e bagëtive.

19-vjeçarja tregoi edhe se si ndodhi vrasja, ku tha se mori armën e punës së të atit dhe e qëlloi dhe më pas e mbështolli me çarçafë dhe qese. Lidhur me armën e krimit që po kërkohej nga policia, vajza thotë se e ka hedhur në det.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë pune dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës time. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfarë dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarçaf pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit”, tha 19-vjeçarja para hetuesve.

Gazetarja ka bërë të ditur gjithashtu se 19-vjeçara është rikthyer nga hetuesit në vendin e ngjarjes për të ndihmuar hetuesit lidhur me detajet se si ndodhi ngjarja. Ka qenë analizim i gjurmëve në makinën e Pëllumb Metës e gjetur në Sektorin Rinia që ka çuar ën zbardhjen e ngjarjes. Ka qenë vetëm 19-vjeçarja që ka çuar makinën nga fshati Shënavlash te Sektori Rinia për të humbur gjurmët

“Ka dyshime se vajza nuk e ka kryer e vetme këtë akt. Trupi i tij është transportuar 70 metra nga vendi ku është kryer krimi dhe është hapur një gropë rreth 1.5 metra. Këto janë pikërisht dyshimet e policisë që vajza nuk e ka kryer e vetme krimin”, tha gazetarja e RTSH Lusi Përgjegji.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku vrasja ka ndodhur më 13 shkurt dhe 50-vjeçari është gjetur pas 10 ditësh i varrosur në oborrin e shtëpisë. Ka qenë djali i 50-vjeçarit i cili ka denoncuar humbjen e kontakteve me të atin dhe pas hetimeve është zbardhur ngjarja. Më pas e reja ka pranuar krimin dhe ka treguar vendin ku e ka groposur.

/rtsh.al/

MARKETING



You may also like