Dueli me Atletikon, Turam: Ndeshja e parë është më e rëndësishme, Interi një pikë kthese në karrierën time

by admin
Spread the love

Interi do të presë Atletikon e Madridit në një supersfidë të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi zikaltër, Markus Turam, u shpreh në konferencën për shtyp se kjo është një sfidë e rëndësishme dhe gjithashtu foli për raportet me lojtarët e tjerë të skuadrës zikaltër.

Thoni që flini shumë, e bëni këtë edhe para këtyre ndeshjeve shumë të rëndësishme?

Po, edhe para kampionatit. Nesër do të jetë një ndeshje e bukur dhe do të jetë e rëndësishme të pushojmë mirë përpara ndeshjes.

Çfarë ka ndryshe kjo ndeshje?

Ne fokusohemi te vetja, duhet të jemi shumë seriozë dhe të jemi të përqendruar që në minutën e parë për të luajtur një ndeshje të madhe.

Do të sfidoni Grizman. A mund t’ju krijojë probleme pozicioni dhe inteligjenca e tij?

Ne të gjithë e njohim Antuanin, e dimë se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por është një problem që mund të zgjidhet si ekip, së bashku.

Performanca që bëni ndikon në sjelljen tuaj. Po bëni shaka, kjo është diçka që e keni bërë më parë apo keni gjetur vërtet mjedisin e duhur?

Jo, nuk jam çmendur nëse kjo është ajo që po kërkoni (qesh)… Po ndihem mirë në këtë grup, jemi miq edhe jashtë fushës dhe është bukur të luash në këtë ekip.

A është kjo një pikë kthese në karrierën tuaj?

Po, kam mësuar shumë që kur erdha te Interi. Vazhdoj të mësoj lojë pas loje. Është një sezon që po shkon mirë tani për tani, le të shpresojmë që të vazhdojë kështu.

Si ju ka përmirësuar stërvitja me Lautaro?

Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë, të luash me të është e thjeshtë. Ne përshtatemi dhe njohim karakteristikat e njëri-tjetrit.

Çfarë ndeshje prisni nesër, duke marrë parasysh dhe takimin e dytë?

Duhet të hyjmë në fushë si në çdo ndeshje, për ta fituar. Ndeshja e nesërme është më e rëndësishme.

Çfarë ndihme ju jep Sançez?

Të kesh Aleksis në ekip është një nder. Ne e dimë karrierën që ai ka pasur dhe ekipet për të cilat ka luajtur. Ai është një kampion i madh, stërvitjet me të më ndihmojnë shumë.

Si po përshtatet Bjukanen?

Shumë mirë, si gjithë të tjerët. Ai është një lojtar shumë i shpejtë që mund të mposhtë këdo.

Pikat e forta dhe të dobëta të Atletikos?

Është një skuadër që e njohim, e cila driblon mirë dhe ka sulmues të fortë. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj kundërsulmeve.

Si po ecën lidhja me Mkhitarjan?

Miki është një lojtar i jashtëzakonshëm, i cili ka bërë shumë mirë që nga fillimi i sezonit. Ne përpiqemi të bëjmë akoma dhe shumë në fushë.

Një cilësi e Inzagit?

Ai është shumë i sinqertë. Na thotë gjërat kur ka gjëra për të thënë, nuk pret me ditë për ta bërë atë.

Ku mund të përmirësoheni?

Kudo… Pa top, me top, duke sulmuar portën. Kam shumë për të bërë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like