Drejtoria doganore: Sekuestrohen 20 mijë euro që një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka dashur t’i fusë ilegalisht në vend

by admin
Spread the love

Nëpunësit doganor të Tabanocit gjatë fundjavës së kaluar kanë konfiskuar rreth 20 mijë euro që një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka dashur t’i fusë ilegalisht në vend. Valuta e padeklaruar u zbulua gjatë kontrollit të detajuar në automjetin me të cilin udhëtonte personi në fjalë.

“Gjegjësisht, më 22 tetor, shtetasi i Maqedonisë i cili drejtonte veturën me targa suedeze, në hyrje të vendit deklaroi se me vete kishte vetëm rreth 10.000 euro, edhe pse kishte gjithsej 29.950 euro. Për shkak të dyshimeve, doganierët kanë kryer kontroll të detajuar dhe kanë zbuluar një sasi të madhe të monedhave pas mbrojtjes nga diellit të drejtuesit dhe në hapësirën midis sediljeve të përparme, të cilat personi nuk i deklaroi dhe nuk dispononte dokument për origjinën e tyre. Sipas Ligjit për punë devizore, pasagjerit i janë kthyer 10 mijë euro, ndërsa 19.950 euro të mbetura janë mbajtur përkohësisht dhe sipas rregullores do t’i dorëzohen Bankës Popullore”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

MARKETING



You may also like