Drejtoresha e Këshillit të Byrove nga Brukseli: Po punojmë t’i hapim kufijtë për qytetarët

by admin
Spread the love

Drejtori Ekzekutiv i Byrosë
Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku e ka pritur në takim drejtoreshën
menaxhuese e Këshillit të Byrove nga Brukseli, Greet Flore, raporton Shqip.

Pas takimit Mazreku e falënderoi
atë për vizitën duke shtuar se kanë diskutuar për hapat që duhet të plotësohet
që të jenë pjesë e Këshillit të Byrove.

“Faleminderit që keni ardhur në
11-vjetorin e byrosë dhe sot kemi të pranishme Green Floren. Gjatë takimit kemi
diskutuar për zhvillimet në tregun e sigurimeve dje hapat që kemi që të jemi
pjesë  e Këshillit të Byrove”.

“Për këto dy vjet jemi munduar si
BKS t’i kompletojmë të gjitha. Projekti i stikerave ka dhënë rezultate të veta.

Drejtoresha Menaxhuese e Këshillit
të Byrove nga Brukseli, Greet Flore tha se Byro po bënë punë profesione dhe se
sëbashku po punojnë si t’i hapin rrugët për qytetarët, raporton EO.

“Kemi pasur një byro profesionale
dhe është mirë që po i dëgjoj sërish. Ne jemi duke punuar dhe reflektuar si të
hapim kufijtë për qytetarë”.

“Të gjejmë rrugë për të ndryshuar
gjendjen aktuale. Ne i njohim partnerët tanë kosovar dhe ekzistojnë disa
pengesa, por nesër do të hyjmë në detaje se si të ecim tutje”.

You may also like