Dortmundi e “nokauton” Milanin – triumfon dhe ua vështirëson punët kuqezinjve

by admin
Spread the love

Borussia Dortmundi ka bërë hap të madh drejt kalimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pas fitores kundër Milanit.

“Milionerët” kanë fituar 1:3 kundër Milanit, në stadiumin San Siro, në qytetin e modës, shkruan lajmi.net.

Giroud kishte mundësi të artë të kalonte në epërsi tek në minutën e gjashtë, por dështoi nga penalltia.

Nga po i njëjti pozicion nuk fali Reus që i dha epërsinë mysafirëve vetëm katër minuta më vonë.

Chukëueze barazoi shifrat 1:1 me golin e minutës së 37-të, ku dribloi dy kundërshtar dhe goditi saktë në portë.

Bynoe-Gittens në minutën e 59-të dhe Adeyemi në minutën e 69-të, gjunjëzuan Milanin për t’i siguruar fitoren mysafirëve.

Dortmundi është në vendin e parë me 10 pikë në Grupin F, ndërkaq Milani i fundit me pesë pikë./Lajmi.net/

You may also like