Dortmund sfidon PSV-në e pamposhtur, Terziç: Ja si e thyejmë rivalin

by admin
Spread the love

Borusia Dortmundit i buzëqeshi fati në shortin e fazës me eliminim direkt në Champions, duke “peshkuar” PSV Eindhoven.

Nga krahu tjetër “tulipanët” nuk e njohin humbjen ende në kampionat, duke qenë të vetmit në ligat kryesore të Europës së bashku me Bajer Leverkusen, pa disfatë. Megjithatë Edin Terziç në radhët e verdhezinjëve e ka gjetur “çelësin” se si mund ta thyejë rivalin.

“Ne jemi një nga ekipet më të mira në Gjermania kur kemi në zotërim topin, e menaxhojmë në mënyrë të shkëlqyer. Në të njëjtën kohë edhe me kundërsulmin më efikas në finalizim. Kemi nevojë për kontributin e të gjithë ekipit në marrjen e rezultatit pozitiv që në duelin e parë, çka do e bënte më të thjeshtë takimin e kthimit në shtëpi. Problemi i PSV-së përkon me prapavijën. Ata pësojnë shumë gola dhe ky detaj mund të shfrytëzohet në maksimum nga kampi ynë. Por presioni i lartë i holandezëve do të jetë sfidë më vete. Luk de Jong do të përbëjë kërcënimin numër një në portën tonë. Pres që Malen të jetë në fushë, pavarësisht problemeve të vogla fizike”, e mbylli Terziç.

PANORAMASPORT.AL

You may also like