“Do të ishte bukur”, Vedat Muriqi zbulon ëndrrën për ‘Gardën e Nderit’ nga Real Madridi

by admin
Spread the love

Ylli i RCD Mallorca, Vedat Muriqi, ka treguar hapur të martën mbrëma ëndrrën e tij për t’i dhënë një “gardë nderi” njëra prej klubeve më të mëdha të futbollit spanjoll, Real Madridi.

Mallorca do të luajë ndaj Athletic Bilbaos në finalen e madhe të Copa del Rey e cila pritet të zhvillohet këtë të shtunë në “Estadio de La Cartuja” të Sevillas.

Një javë më vonë, Mallorca e pret në shtëpi liderin e La Ligës, Real Madridin, dhe shpresojnë ta presin si fitues të Kupës së Mbretit.

Duke folur në një intervistë me mediumin Onda Cero të martën mbrëma, Muriqi shikoi përtej shfaqjes të së shtunës, në fundjavën që pason, kur skuadra e tij do të takohet me Real Madridin.

Për këtë çështje, Muriqi ka thënë se as nuk mund ta imagjinoj që Los Blancos t’ia bëjnë “Gardën e Nderit” në rast të fitimit të trofeut, por gjithsesi se mendon se do të ishte diçka e bukur.

“A mund ta imagjinoni një ekip si Real Madridi që të na japë Gardën e Nderit për fitimin e Kupës?”, ka thënë fillimisht Muriqi në forme pyetje.

“T’i japin një Gardë Nderi Muriqit, i cili ishte vetëm një kamerier disa vite më parë? Do të ishte bukur sinqerisht”, përfundoi ylli prizrenas. 

You may also like