Djegia e një makine zbrazi qendrën tregtare East Gate

by admin
Spread the love

Për shkak të tymit, i cili me shumë gjasa është shkaktuar nga një makinë e cila ka marrë flakë në parkingun nëntokësor të qendrës tregtare “East Gate Mall”, sot janë evaukuar vizitorët dhe punëtorët e qendrës tregtare. Njerëzve që ndodheshin në East Gate në atë kohë iu tha të largoheshin nga qendra tregtare dhe fillimisht nuk u lejuan të merrnin makinat e tyre. Është bërë evakuimi nga sigurimi dhe për momentin nuk ka të dhëna për persona të lënduar. N ga MPB kanë konfirmuar se sot në orën 13:42 është raportuar se në qendrën tregtare East Gate Mall kanë rënë alarmet e zjarrit dhe menjëherë ka reaguar sigurimi dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një automjet Renault Laguna që digjet në parkingun e nëndheshëm. Zjarri është shuar nga sigurimi. Ministria e Brendshme konfirmon se qendra tregtare është rikthyer në funksion.

MARKETING



You may also like