Dilemave u erdhi fundi: Hamilton transferohet te Ferrari

by admin
Spread the love

Thashethemja që qarkulloi për transferimin e Hamiltonit në Ferrai i erdhi fundi.

Sot u konfirmua që Hamilton ka kaluar në Ferrari nga postimi zyrtar të kokëkuqes.

“Skuderia Ferrari është e lumtur të njoftojë se Lewis Hamilton do t’i bashkohet ekipit në 2025-n, me një kontratë shumë vjeçare”, lexohet në postimin zyrtar të kokëkuqes në rrjetet sociale.

“Kam kaluar 11 vite të shkëlqyera te skuadra e Mercedesit dhe vendimi për t’u larguar nga këtu, ka qenë padyshim më i vështiri që kam marrë. Megjithatë e ndjej që ishte momenti i duhur për ndryshim.Jam gati për sfidat e reja”, bën të ditur britaniku, i cili do të marrë vendin e Carlos Sainz.

Kalimi i Hamiltonit te Ferrari mund të quhet edhe një takim me historinë, pasi piloti që ka fituar më shumë herë Formulën 1, plot 7, po aq sa legjenda gjermane Michael Schumacher, tashmë do të garojë për skuadrën që është edhe esenca e garave të shpejtësisë.

You may also like